Prokuroria paralajmëron ankesë për pafajësinë në lëndën “Tenderët”

by admin
Spread the love

Pasi që ta marrim aktvendimin në afatin ligjor do të parashtrojmë ankesë. Shpresoj se Gjykata e Apelit në Shkup, e cila është kompetente të vendosë për ankesën, do të marrë vendim të drejtë dhe ligjor, deklaroi prokurori publik, Stevço Donçev pas aktvendimit për pafajsinë në rastin “Tenderët”.

Pasi Gjykata vendosi se ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, së bashku me të akuzuarat Juliana Ugrinovska dhe Lidija Lazarova Cvetkovska, anëtare të Komisionit për Furnizime Publike, janë liruar nga fajësia në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, prokurori tha se meqenëse procedura ende nuk është përfunduar ligjërisht, nuk do të komentojë hollësit e rastit për momentin, ndërsa të gjitha vërejtjet e aktgjykimit, siç tha ai, do të theksohen në ankesë.

“Nëse i keni ndjekur me kujdes gjykimet, kishte prezantim të dëshmive në fillim të procedurës. Incizimet në veçanti tregojnë se çka ka ndodhur në hollësi. Gjykata dha një analizë të tillë, por, unë do të thosha, në këtë procedurë nuk do të komentoj gjithçka që do të themi në ankesë”, tha ai.

Sipas avokatit të të akuzuarës Elizabeta Kançeska Milevska, avokatit Sasho Dukovski, asnjë gjykatë nuk mund të sjellë aktvendim tjetër.

“Jam plotësisht i bindur se duke marrë parasysh faktet që paraqiten në këtë procedurë para së gjithash, ekspertizën dhe të gjitha provat e tjera materiale dhe verbale, asnjë gjykatë nuk mund të nxjerrë aktgjykim tjetër përveç lirimit”, tha ai.

Dukovski theksoi se është, siç tha, për keqardhje që të akuzuarit pa kurrfarë faji i ishin nënshtruar procedurës gjashtëvjeçare gjyqësore me masa të sigurisë.

“Me nënshkrimin në gjykatë, me dokumente të konfiskuara të udhëtimit, ndërsa në fund u dëshmua ajo që pretendojmë nga momenti i parë në këtë procedurë, se nuk ka asnjë dëshmi të vetme që e vërteton këtë akuzë”, tha Dukovski.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohej shpallja për dhënie të kontratës për furnizim publik dhe para se të zbatohej procedura, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, Kançeska Milevska, përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi, urdhëroi vazhdimin e punës së Muzeut, ku punimet ndërtimore janë kryer sipas kontratës së lidhur më parë për furnizim publik.

Procesin e udhëhoqi gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte prokurori Publike Stevço Donçev

You may also like