Prokuroria e Tetovës: Zjarri është shkaktuar si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ekspertiza vërteton ekzistim të qarkut të shkurtë elektrik të materialit të vendosur përmes kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes si dhe gjurmë që janë domethënëse për konfirmimin e shkakut të zjarrit në spitalin e modeluar, nga a i cili humbën jetën 14 pacientë. Nga analizat e bëra të gjurmëve nga dëmet e zjarrit, dinamikës së përhapjes së zjarrit dhe në bazë të dëmeve të invertarit dhe hapësirës, duke marrë parasysh edhe njohuritë e marrë nga veprimet para dhe gjatë zjarrit, ekspertët e kanë vërtetuar lokacionin si dhe shkakun e mundshëm për shkaktimin e zjarrit. Në ekspertizë vërtetohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik, për shkak të presionit të madh nga defibrilatorët e kyçur, me të cilin është bërë reanimim i pacientëve në njërën dhomë të spitalit. Presioni mbi kabllon ka shkaktuar zjarr në prizën elektrike, në të cilën kanë qenë të kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.

Pas paraqitjes së flakëve, personeli mjekësorë i pranishëm ka tentuar që ta shuaj, por është bërë përhapje e furishme e zjarrit në të gjithë objektin, duke u përhapur në panelet e çatisë drejtë zonave të ulëta të mureve dhe invertarit të spitalit. Përshkak se të gjithë pacientët e hospitalizuar kanë qenë të kyçur në furnizimin qëndror të oksigjenit, dhe me të edhe përqindja e oksigjenit në objektin spitalor është rritur, si dhe përshkak të dëmeve të shkaktuara në instalimin e oksigjenit gjatë zjarrit, zjarri është përhapur në gjithë objektin për një periudhë shumë të shkurtë kohore.

Tek kjo ka ndikuar edhe fakti që në hapësirën e  çatisë së objektit nuk ekzistojnë ndarje të moduleve / korridoreve dhe drejtë korridorit, që do të ngadalsonte përhapjen e zjarrit.

Kjo ekspertizë është vetëm njëra nga provat e siguruara deri tani. Pritet që në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës të arrijnë edhe raporti dhe të dhënat për të cilat prokuroria ka dhënë urdhëra dhe udhëzime edhe tek institucionet e tjera kompetente, si dhe ekspertiza e cila duhet të arrijë në pajtim me ndihmën juridike ndërkombëtare të kërkuar nga ekipi i ekspertëve nga Republika e Gjermanisë. Njëkohësisht, prokuroria edhe më tej intenzivisht  po punon për këtë lëndë dhe po ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit.

Pas grumbullimit të të gjitha provave verbale dhe material, pas rishikimet e tyre dhe analizës, do të sillet vendim i prokurorisë për vazhdimin e procedurës. /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like