Prokuroria e ndryshoi aktakuzën për rastin “Talir”, vjetërsohet nja nga veprat e Mile Janakieskit

by admin
Spread the love

Prokurorja Lençe Ristoska, në seancën e sotme për rastin e financimit të kundërligjshëm të VMRO-DPMNE-së, “Talir” në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka ndryshuar aktakuzën për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal me të cilën vjetërsohet vepra “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“ të Mile Janakieskit.

Siç ka informuar gjykatësi Osman Shabani, Gjykata do të deklarohet për vjetërsimin e veprës penale për të akuzuarin Mile Janakieski në seancën e radhës të caktuar për 11 nëntor, ndërsa më pas do vazhdojë me debatin kryesor në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale.

Në këtë rast Janakieski akuzohet edhe për “pastrim parash dhe të ardhura të tjera si vepër e ndëshkuar penale”.

Aktakuza për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së e ngarkon ish liderin e partisë dhe kryeministër Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe për “pastrim parash dhe të ardhura të tjera e ndëshkueshme sipas veprës penale”. Për të dy veprat e njëjta penale i dyshuar është edhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Në procesin e njëjtë Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski akuzohen për “larje parash dhe të ardhura tjera”, kurse për këtë vepër ka qenë e akuzuar edhe Elizabeta Çingarovska e cila e pranoi fajin.

Partia VMRO-DPMNE, si person juridik poashtu akuzohet për “pastrim parash dhe të ardhura të tjera”

MARKETING



You may also like