Projektohet rikthimi në stol, “gjiganti” portugez kërkon Andrea Pirlon

by admin
Spread the love

Andrea Pirlo po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në stol. Ish-mesfushori i madh italian, drejtoi Juventusin në sezonin 2020/2021, aventura e parë si trajner profesionist.

42-vjeçari mund të përfundojë në Portugali, aty ku pëlqehet nga Benfika. Presidenti i “Shqiponjave të Lisbonës” është Rui Costa, i cili e ka pasur shok skuadre Pirlon te Milani.

Pozitat e Jorge Jesus në stolin e ekipit janë lëkundur dhe Calciomercato raporton se presidenti i Benfikës po mendon Pirlon si pasuesin e 67-vjeçarit.

Negociata mes palëve nuk ka për momentin, ndërsa emra të tjerë që lidhen me stolin e ekipit luzitan janë Nuno Espirito Santo dhe Paulo Fonseca. Benfika ia doli të kualifikohet në raundin e 1/8-ve në Champions League, raund në të cilin do të përballet me Ajax.


Top Channel

You may also like