Projektligji për Arkivat Shtetërore në përputhje me Kushtetutën, opozita me kërkesë të veçantë

by admin
Spread the love

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në mbledhjen e radhës ka votuar në parim Projektligjin për Arkivat Shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit,
deputeti Ardian Gola, ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për këtë Projektligj
duke sqaruar se Komisioni për Legjislacion dhe Integrime kanë konstatuar që të
gjitha amendamentet janë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

“Në këtë
mbledhje kemi vetëm një pikë shqyrtimi i raporteve për Projektligjin për Arkivat
Shtetërore. Me datën 22 e kemi dërguar 23 amendamente që Komisioni ka punuar në
Draft-ligjin nga Qeveria. Mendoj që është bërë punë kogja e mirë. Komisioni për
Legjislacion dhe Integrime kanë konstatuar që të gjitha amendamentet janë në pajtueshmëri
me Kushtetutën”. 

“Në arkivat shtetërore
futen të gjitha çështjet arkivore. Ky ligj ka për qëllim t’i përcaktoj
rregullat për funksionimin e shërbimit arkivor në Kosovë”.

Deputetja e Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha tha se Agjencia e Arkivave duhet të kthehet
si institucion në kuadër të kryeministrisë.

“Unë kam kërkuar
që të bëhet ligji. Arkivat duhet të kthehen në kuadër të kryeministrisë. Krejt
arkiva jonë në kuptimin insitucional faktikisht ruhet aty, atëherë po pajtohem
që arkiva duhet të jetë në kuadër të kryeministrisë dhe të kthehet ku ka qenë
dikur”.

“Ky institucion ka
qenë pjesë e kryeministrisë dhe i jep kredibilitetin se çfarë nënkupton shteti
i Kosovës. Pse duhet të kemi insistim që të mos rikthehet në vendin ku ka qenë”.

Edhe deputetja e Aleancës
për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj theksoi se konsideron që kjo
agjenci të jetë në kuadër të kryeministrisë, raporton EO.

“Duke pasur rëndësinë
e ligjit dhe arkivat nëse duam të jemi serioz dhe ta kemi me rëndësi këtë punë
duhet të jetë në kuadër të kryeministrisë”.

You may also like