Projekti “Uniforma ime”, FSHF do të lançojë aktivitetin në “Air Albania”

by admin
Spread the love

“Uniforma ime” mund të konsiderohet një nga projektet që pritet të sjellë shtrirjen më të gjerë të futbollit në moshat e reja të Shqipërisë. FSHF, ka hartuar një plan për të furnizuar me materiale sportive të gjithë fëmijët falas dhe këtë gjë pritet ta lançojë ditët e mërkurë më 14 shtator në stadiumin “Air Albania”.

15 mijë futbollistë dhe futbolliste në të gjithë Shqipërinë do të marrin falas nga FSHF të gjithë materialet për stërvitje dhe ndeshje. Një projekt që do të ndryshojë tërësisht realitetin në futbollin e moshave dhe e kthen Federatën e Futbollit në një partner të rëndësishëm të ҫdo familjeje shqiptare.

Aktiviteti lanҫues, ku do të jenë të pranishëm emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 14 shtator 2022, ora 18:30, në “Air Albania Stadium”. /oversport.tv

You may also like