Projekti për fëmijët futbollistë/ FSHF do pajisë me uniforma dhe setin e stërvitjes 15 mijë fëmijë çdo vit

by admin
Spread the love

Periudha e korrikut dhe gushtit janë muajt e pushimeve për shumëkënd, por për futbollin janë muajt përgatitor për sezonin e ardhshëm.

Veç kategorive të futbollit profesionist, pjesa e masivitetit të këtij sporti janë të rinjtë dhe fëmijët. Për ta në këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit, pas kontributit me topa apo me subvencionin ndaj zyrtarëve dhe organizatorëve të ndeshjeve, ka premtuar një projekt për t’i furnizuar me të gjithë setin e lojës dhe atë stërvitor. Sekretari i përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku për Top Channel tregon se sa fëmijë përfitojnë nga ky projekt.

Sink Ilir Shulku / sekretar i përgjithshëm i FSHF

“Janë rreth 15.000 fëmijë të cilët duke filluar nga shtaroi i këtij viti do të kenë në dispozicion çantën me uniformat e lojës dhe çdo gjë tjetër që i duhen një futbollisti. Ky është një projekt që do të fillojë këtë vit por do të jetë i përvitshëm dhe ka një kosto prej 1 milion eurosh në vit”, tha Shulku.

Në çfarë faze ndodhet aktualisht ky projekt kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga fillimi i sezonit të ri për fëmijët.

“Brenda javës tjetër do të mbyllet procesi i dërgimit të ngjyrave dhe masave të uniformave dhe do të fillojë prodhimi i tyre, ndërkohë që shpërndarja do të jetë në muajin shtator”, tha Shulku.

Ndërkohë edicioni i ri futbollistik do të startojë më shpejt se vitet e shkuara, më 20 gusht, por gati një muaj në prag të këtij sezoni ende nuk është hedhur shorti një vonesë kjo që lidhet edhe me liçensimin e skuadrës të sapo futur në këtë kategori Erzenit,  e cila nuk mundi të plotësojë kriteret e stadiumit dhe me gjasë ndeshjet do t’i luaj në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

“Javën që vjen është programuar që do të hidhet short ii kategorisë superior që edhe skuadrat të dijnë të programojnë në bazë të kalendarit sezonin e ri”, tha Shulku.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës europiane për klubet shqiptare, Partizani Saburtalo dhe Iskra Laçi.

“Nisur nga ndeshja e parë që ka marrë një rezultat shumë të mirë dhe jam i bindur që do ta kalojë këtë tur ose më mirë të them shpresojë ta kalojë pasi do ta ndihmojë shumë si në aspektin financiar ashtu edhe sportive, edhe Laçi gjithë këto vitet e fundit është mësuar të përballet denjësisht në kompeticionet europiane dhe mendoj e shpresoj që edhe ata të kaulifikohen”, tha Shulku.


Top Channel

You may also like