Profil i Alqi Bllakos, karriera politike në LSI, Presidencë dhe deputet i PS

by admin
Spread the love

SPAK i kërkoi këtë të martë Kuvendit arrestimin e deputetit Alqi Bllako, pasi rezulton që ka qenë i përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit.

Prokuroria Anti-Korrupsion në një njoftim ditën e sotme bëri me dije se nga hetimet rezulton se gjatë kohës që ka shërbyer në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako, ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 14,964,900 lekë.

Emri i Bllakos u lakua veçanërisht gjatë punës së Komisionit Hetimor për Inceneratorët. U denoncua në mënyrë të vazhdueshme nga opozita se babai i tij rezultonte se paguhej 10 mln lekë në muaj nga inceneratorët.

Por kush është profili i deputetit Alqi Bllako?
Në vitin 2013 Alqi Bllako u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, e cila në atë kohë drejtohej nga ministri i LSI-së, Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Pas Ministrisë së Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë. Këtë pozicion ai e mbajti deri në shkurt 2019, kur u largua nga Presidenca, dhe nga LSI-ja.Më pas Bllako u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve.

Pas dy viteve në këtë drejtori ai u kandidua nga kryeministri Rama edhe në një nga zonat e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, duke marrë kështu mandatin e deputetit në radhët e Partisë Socialiste.

You may also like