Profesori universitar Fati Iseni humb 4 anetarë të familjes, në mes tyre edhe Anisa 14 vjeçare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në Bullgari, 4 anëtarë nga familja Iseni humbën jetën, në mesin e tyre edhe një vajzë 14 vjeçare.

Fati Iseni ish-kryetari i Studeniçanit dhe njëkohësisht profesori universitar në UNT ka rënqethur me një shkrim në rrjetin social Facebook, ai si xhaxha i tëmiturës, Anisës ka shprehur dhimbjen e tij pasi ajo ishte në një moshë shumë të re.

“Anisa Iseni 14 vjet, shpirti i xhaxhit, nuk do te jeshê më në mesin tone. Se bashku me mamin tend prehuni ne paqë ne boten tjeter!

Minxha Hamdi Iseni, të kisha edhe shok, se bashku me gruan tende do ti mungoni shume familjes dhe rrethit. Humaniteti yt ne kete bote inshallah te kompenzohet me miresite e xhenetit! Shumë sprovë e rëndë!”

Anisa Iseni 14 vjet, Mexhide Iseni 63 vjet, Hamdi Iseni 59 vjet dhe Fikrije Iseni 39 vjet janë 4 nga 46 viktimat që u shuan nga kjo familje në fatkeqësinë e orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bullgari ku ishin duke u kthyer nga Turqia për në Maqedoni,
shkruan InfoShqip.

 

You may also like