Profesori Ali Pajaziti fiton dy çmime të rëndësishme

by admin
Spread the love

Profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i UEJL-së, Ali Pajaziti, gjatë konferencës interdisiplinare ndërkombëtare “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë Bashkëkohore “, që u mbajt në Vlorë, më 10 dhe 11 nëntor, fitoi çmimin “Ambasador i Paqes” i akorduar nga Federata Universale e Paqes , që funksionon në 120 vende të botës.

Ai aty bëri prezantimin e temës “Kërkimi i paqes në kohët apokaliptike: enigmat e reja dhe të vjetra në botë dhe në Ballkan”. Në këtë konferencë marrin pjesë 245 autorë nga 22 vende të botës.

Ndërkohë, Profesori Pajaziti pas këtij çmimi, po ashtu e ka fituar edhe një çmimi tjetër, këtë radhë në Qytetin e Shkupit – atë të “13 Nëntorit” për kontributin e tij në sferën e shkencës: sociologjisë.

Ky shpërblim që nga viti 1955 u jepet personave fizikë dhe juridikë e që ka për qëllim promovimin e vlerave konstante, përfshinë shumë kategori si: kultura, arsimi, shkenca, arti, arkitektura, shëndetësia, sporti etj.

MARKETING



You may also like