Prodhuesi francez i verës përdor derrat për menaxhimin e barërave të këqija në vreshta (fotot)

by admin
Spread the love

Me turirin e tyre në tokë, katër derra të racës kune-kune gërmojnë në tokën e vreshtave të fshatit Cramant në rajonin francez të Champagne, duke hequr barërat e këqija rreth tyre.

Derrat kunekune me origjinë nga Zelanda e Re janë pjesë e një projekti qeveritar për reduktimet e përdorimit të traktorëve apo të pesticideve.

Konsulenti i verërave Olivier Zebic, tha se derrat nga Zelanda e re nuk i prishin frutat pasi nuk ngrejnë dot kokën dhe bëjnë një punë të paqme.

“Këto janë derra Maori, derra xhuxhmaxhuxhë. Siç e shihni këtu të rritur arrijnë deri në 45 kg dhe nuk mund të arrijnë bistakët ose gjethet”.

“Ata punojnë mirë, nuk lënë asnjë fije bari rreth kërcellit madje mund dhe të sheshojnë dheun. Shumë nga barërat e këqija ata i hanë nga rrënja dhe ato nuk rriten më”.

Eksperti qeveritar thotë se derrat kanë nevojë vetëm për një kasolle të vogël dhe “kullosin në mënyrë ekologjike”.

“Mendojmë se ata mund të jenë një mënyrë elegante për eliminimin e barërave të këqija, duke reduktuar përdorimin e pesticideve”.

Por verë-prodhuesi vendas Jean-Etienne Bonnaire tha se kjo mund të jetë një mënyrë plotësuese pasi jo çdo gjë mund të revolucionarizohet me derrat.

“Është një mjet shtesë për disa nga terrenet më të vështira, si ato kodrinore,  por për mua nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë”.

Prej disa javësh fermerët në disa rajone të Francës janë në greva prej masave ekologjike dhe reduktimeve të pesticideve dhe kafshëve te kërkuara nga qeveria.