Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, Astrit Patozi del me propozimin ironizues

by admin
Spread the love

Astrit Patozi ka bërë një reagim ironizues në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. “Zgjidheni me sfilatë”, shkruan Patozi.

Postimi i Patozit:

“ZGJIDHENI ME SFILATË PRESIDENTIN

Meqë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës po bëhen para kamerave, futini edhe një sfilatë të kandidatëve, që ta bëni tamam dhe të plotë transparencën.

Dhe pasi të parakalojnë ata përballë jurisë kompetente, shpallni pastaj të hapur televotimin për publikun, që fituesi të jetë sa më i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.”-shkruan ai.

You may also like