Problemi me kaviljen, Harry Kane mban në tension Kombëtaren e Anglisë

by admin
Spread the love

Anglia është në ankth për situatën e Harry Kane. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka pësuar një dëmtim në kavilje në fundin e sfidës ndaj Iranit dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për sfidat e tjera.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate u përpoq të qetësonte të gjithë tifozët pas sfidës duke thënë se Kane nuk ka asnjë problem serioz. Megjithatë, ditët e fundit tensioni në ambientin e anglezëve është rritur ndjeshëm.

Ditët në vijim do të zbulojnë edhe më shumë për gjendjen e Harry Kane, por për momentin te Anglia mbeten të shqetësuar. Kane u largua nga sfida ndaj Iranit në minutën e 75-të pasi u zëvendësua nga Wilson. /oversport.tv

Foto: England, Twitter

You may also like