Problemet në mbrojtje, Bayern synon një kampion Europe

by admin
Spread the love

Kyle Walker është një nga objektivat kryesor të Bayern Munich.

Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm që të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e 33-vjeçarit, i cili është në vitin e fundit të kontratës me Manchester City-n. Në sezonin e fundit, mbrojtësi anglez u angazhua në 22 ndeshje si titullar në Premier League.

Megjithatë, pavarësisht moshës së tij, Walker është një lojtar që bën pjesë në planet e Pep Guardiolës. Numri një i pankinës së “qytetarëve” veçoi se dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij mbrojtësin, që fitoi trofeun e Champions League sezonin që sapo u mbyll, por zbuloi se asgjë nuk është e sigurt.

“Kyle është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ka cilësi të veçanta të cilat është e vështirë t’i gjesh tek lojtarë të tjerë. Nuk e di çdo të ndodhë deri në fund të merkatos, por di që të dy klubet do të luftojnë deri në fund për të. Mos të harrojmë se është ende lojtari ynë. Në ndeshjen e radhës dua që të kem në dispozicion lojtarët më të mirë të ekipit dhe Kyle është një ndër ta”.

Walker luan me Manchester City-n që nga sezoni 2017-2018, ndërkohë që nëse vendos që të transferohet në Gjermani, do të jetë aventura e parë për të jashtë Anglisë. Mbrojtësi ka një karrierë shumë të pasur, ndërsa ka luajtur dhe 76 ndeshje me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”./Supersport


Top Channel

You may also like