Problemet me shtetësitë, Ilire Dauti: Mos i zvarritni procedurat

by admin
Spread the love

Qytetarët shqiptarë ende përballen me sfida të shumta institucionale për pajisje me shtetësi. Deputetja e ASh-së, Ilire Dauti, prej foltores së Parlamentit kërkoi nga Ministria e Brendshme që të lë justfikimet e llojit se po punohet në rastet konkrete dhe të pajisë në kohë të arsyeshme qytetarët me shtetësi.

Në qoftë se me të vërtetë po punohet në përfundimin e këtyre lëndëve, si është e mundur që ka një muaj që 24 përgjigje janë që po vazhdohet të punohet për finalizimin e këtyre lëndëve. Të ishte e vërtetë që me të vërtetë punohet, rezultatet do të ishin sot që ata më në fund kanë marrë shtetësinë”, theksoi deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.

Në anën tjetër, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, insiston në respektimin e procedurave.

“Nuk mjafton që vetëm të dorëzoni kërkesë dhe nesër të prisni se do të merret shtetësia, nëse nuk përmbushen kushte të caktuara. Ky është një proces dhe ky është shtet, nuk është shitore në të cilin dikush do të hyjë, do të paguajë dhe do të merr shtetësinë”, deklaroi ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

You may also like