Problemet me shëndetin, Celine Dion anulon koncertet e planifikuara deri në prillin e vitit tjetër

by admin
Spread the love

Artistja me famë botërore, Celine Dion ka vendosur të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara deri në prill 2024 pas diagnostikimit me sëmundjen e rrallë.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Celine Dion është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit. Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion.

‘Unë nuk po dorëzohem,’ tha këngëtarja legjendare, e cila shpalli diagnozën e saj. Céline Dion ka anuluar të gjitha datat e planifikuara të turneut të saj deri në prill 2024.

Krahas deklaratës, e cila konfirmoi se ajo po anulonte 42 takime në total të turneut të saj Botëror Courage, Dion shkroi se megjithëse është zemërthyer, ajo “nuk heq dorë”.

You may also like