Probleme motrash për rroba paskan edhe yjet Kardashian! Kim zbulon cila nga motrat nuk i kthen rrobat që ia merr

by admin
Spread the love

Sado rroba të ketë një vajzë prapë të huajat i pëlqejnë gjithmonë dhe të pakëta janë ato që nuk shkëmbejnë me dikë sidomos me motrat dhe ndonjëherë shkaktohen edhe probleme për këtë arsye.

Por mos u merakosni, kjo gjë po ndodhka edhe tek femrat më të pasura siç janë motrat Kardashian.

Kim Kardashian foli ekskluzivisht për “E! Online” në festën “Revolve Fest Coachella”, duke zbuluar se cila nga motrat e saj nuk i kthen më rrobat pasi i ka marrë ato.

“Nëse Kylie merr rroba hua, nuk mendoj që do i kthejë më ndonjëherë. Ne shkojmë te shtëpia e saj për t’i marrë,” – u shpreh duke qeshur Kim.

Që prej vitit 2019 kjo është dalja e parë publike për Kim Kardashian.


You may also like