Probleme dëmtimesh te Liverpuli, Klop: Alison dy javë jashtë, Zhota do të mungojë më gjatë

by admin
Spread the love

Jyrgen Klop ka marrë lajme jo të mira për gjendjen fizike të portierit të Liverpulit, Alison Beker, pasi dëmtimi i tij nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, por dëmtimi do ta mbajë jashtë, për të paktën dy javë.

Portieri brazilian pësoi një tërheqje muskulore në muskujt e kofshës në barazimin 1-1 të së shtunës kundër Sitit, por arriti ta përfundonte ndeshjen. Tani ai rrezikon të humbasë 5 ndeshje, por duhet të kthehet për vizitën e Junajtidit më 17 dhjetor. Por Diogo Zhota, i cili gjithashtu u lëndua kundër Sitit, do të mungojë më gjatë. “Të dy janë jashtë.

Ali ka një dëmtim më pak serioz, kështu që duhet të shohim. Ai nuk mund të luajë nesër (sot) ose të dielën”, tha trajneri i Liverpulit përpara ndeshjes me LASK-un, në Ligën e Europës. “Alison nuk është aq rëndë sa menduam, por sërish është serioz. Diogo do të kërkojë pak më shumë të rikuperohet, nuk e di me saktësi. Duhet ta shohim”

PANORAMASPORT.AL

You may also like