Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natë dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.
Ardhja e tij u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e koncertit është 14 mars 2022, pra 2 javë nga tani. Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit. Organizatorët këshilluan gjithashtu për ata që duan të shkojnë në koncertin e yllit të muzikës latine, që t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.
Koncerti do mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare. Vetë Maluma ka shprehur entuziazëm për ardhjen në vendin tonë./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");