Pritje deri në gjashtë orë në Merdarë, për të dalë nga Kosova

by admin
Spread the love

Mërgimtarët që ishin në Kosovë për festat e fundvitit, kanë filluar që të largohen për në Perëndim, aty ku jetojnë dhe veprojnë.

Si rëndom kolona të gjata janë duke u krijuar nëpër pikat kufitare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pritjet më të larta janë në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet janë deri në gjashtë orë.

Ndërsa me pritje mërgimtarët janë duke u ballafaquar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku deri në tri orë po presin për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare të Multivodës, pritjet janë deri në dy orë, teksa në vendet tjera situata është më e qetë. /Klankosova.tv.

You may also like