Pritet të nisë ofensiva kundër Hamasit/ Netanyahu urdhëron ushtrinë: Përgatituni të evakuoni civilët nga qyteti Rafah

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.

Netanyahu u tha zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë që të paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve të Hamasit.

Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës pa eliminuar Hamasin dhe duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Përkundrazi, është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit”, shtohet në deklaratë.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Izraelit deklaroi se ka urdhëruar trupat që të përgatiteshin për të operuar në Rafah dhe se “fitorja totale” e vendit të tyre mbi Hamasin ishte vetëm disa muaj larg. Ai i bëri komentet ndërsa hodhi poshtë kushtet e fundit të propozuara të armëpushimit të Hamasit.

Shumica e njerëzve në Rafah janë zhvendosur nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës dhe jetojnë në tenda. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, deklaroi se zgjerimi i konfliktit në Rafah do të rriste në mënyrë makthin humanitar në qytet.


Top Channel

You may also like