Priten ndryshime në stolin e Partizanit, në skenë del emri i ishit të Udineses e Genoas

by admin
Spread the love

Eliminimi nga Conference League duket se ka lënë një shije të keqe te Partizani, me drejtuesit e “Demave” që po kërkojnë të afrojnë një tjetër trajner. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Dritan Mehmeti mund të largohet nga stoli, ndërsa për të zëvendësuar atë po përflitet edhe për një trajner të famshëm në Itali.

Bëhet fjalë për Serse Cosmi i cili më parë ka trajnuar ekipe si Genoa, Udinese e Palermo. Aventura e tij e fundit ka qenë me Crotonen, ndërsa aktualisht tekniku italian është pa ekip.

Gjithashtu një tjetër alternativ për stolin e Demave është edhe ish-tekniku italian i Kukësit, Diego Longo. Ndërkohë që Partizani po shqyrton edhe pista të tjera me trajner të huaj. /oversport.tv

Foto: FC Crotone, Facebook

You may also like