Prishtina përmbys Gjilanin dhe merr frymë, triumfojnë Drenica e Dukagjini

by admin
Spread the love

Gjilani ka pësuar një tjetër humbje, edhe pas shkarkimit të Ismet Munishit. “Skifterat” u mundën 1-2 nga Prishtina, që nuk dëshiron të rrezikojë përfshirjen në vallen e mbijetesës.

Për momentin ia ka dalë, madje sot fitoi me përmbysje ndaj Gjilanit. Vendasit shënuan me anë të Dabiqajt, kurse në shtesën e pjesës së parë bardhekaltrit fituan një penallti që u kthye në gol nga i zakonshmi Gëzim Krasniqi.

Prishtina kishte nevojë shumë për tre pikët dhe ia doli t’i merrtë në fund, pasi Mankenda realizoi në portën e Gjilanit edhe golin e dytë.

Gara për mbijetesën vazhdon të jetë e fortë, teksa Dukagjini e Drenica nuk kanë falur në shtëpi ndaj ekipeve të vendeve të fundit. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku triumfoi me rezultatin 4-0 kundër Feronikelit.

Merlaku dhe Shala shënuan dy gola të shpejtë, ndërkohë që Ahmeti në shtesën e pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë. Dukagjini nuk u mjaftua me kaq, pasi “pokerin” e plotësoi Nikolic.

Drenica mposhti 3-1 Ulpianën. Mëziu e zhbllokoi ndeshjen, kurse në fillim të pjesës së dytë shënoi edhe dy herë të tjera Abazi. Ahmeti për miqtë shënoi një gol sa për statistika.

Nesër në orën 15:00 luhen dy takimet e fundit të kësaj jave futbollistike, Ballkani-Drita dhe Malisheva-Llapi.

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 31

Drenica-Ulpiana 3-1
Shënues:
Mëziu 23’, Abazi 53’, 63’ / Ahmeti 88’

Dukagjini-Feronikeli 4-0
Shënues:
Merlaku 10’, Shala 15’, Ahmeti 45+1’, Nikolic 85’

Gjilani-Prishtina 1-2
Shënues:
Dabiqaj 33’ / B. Krasniqi (pen.) 45’, Mankenda 80’

/ oversport.tv

You may also like