Prishtina me skuadër “milionëshe”, por pa rezultate

by admin
Spread the love

Kampioni në fuqi në Superligën e Kosovës në futboll, FC Prishtina ka ndërtuar një ndër skuadrat më të mira këtë sezon por ta mbrojtur titullin kampion.

Për të bërë një gjë të tillë ka afruar në skuadër futbollistë me emër siç janë Besart Berisha, Kristi Vangjeli, Betim Halimi, Sodiq Atanda, Eranado Karabeci.

Drejtuesit e klubit prishtinas nuk kanë kursyer asgjë për ta mbështetur trajnerin Zekirija Ramadani, me qëllimin e vetëm që skuadra ta fitojë përsëri titullin e kampionit dhe ta festojnë 100 vjetorin e klubit si skuadër kampione.

Burime të “Insportit” afër klubit bardh e kaltër, bëjnë të ditur se dy futbollistë janë me pagë vjetore rreth 100 mijë euro.

Futbollisti më i shtrenjtë i skuadrës kryeqytetase në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është mbrojtësi nigerian i ardhur verën e kaluar, Sodiq Atanda.

Atanda vlerësohet 400 mijë euro në tregun e transferimeve. Pas tij, është portieri Betim Halimi, që kartoni i tij mban vlerën e 300 mijë eurove.

“Insporti” ka tentuar të kontaktojë me drejtorin sportiv të Prishtinës, Fisnik Kërçeli por telefoni i tij nuk kishte qasje.

Përkundër transferimeve me emër për këtë sezon, FC Prishtina nuk po arrin vlerat e saj në fushën e gjelbër.

Pas nëntë xhirove, Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me dhjetë pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit, ka arritur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. /Insporti.com/

You may also like