Prishtina kthehet tek fitorja në BIBL

by admin
Spread the love

Sigal Prishtina është kthyer tek fitorja në Ligën Ballkanike (BIBL).

Pas humbjes nga Peja në xhiron e shkuar në BIBL, Prishtina të enjten mbrëma e mposhti thellë skuadrën e Plevlës. Në ndeshjen e luajtur në Mal të Zi, Prishtina triumfoi me shifrat 95:72.

Në fakt, Prishtina ka dominuar gjatë tërë ndeshjes për të regjistruar fitoren e katërt karshi dy humbjeve në gjshtë ndeshje të luajtura në këtë garë.

Tani, Prishtina ka tubuar dhjetë pikë sa i ka edhe skuadra e Pejës, ndërsa dy vendet e para në tabelë i mbajnë AEL-i i Qipros dhe Lovqeni i Malit të Zi që kanë nga 12 pikë të tubuara.

Qendra amerikane Diamond Stone ishte më efikasi te Prishtina pasi ndeshjen e mbylli me 29 pikë, ndërsa te Plevla që regjistroi humbjen e shtatë në po aq ndeshje të luajtura, më i dalluari ishte Darius McNeill me 24 pikë.

Ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, Prishtina e luan më 25 mars në Qipro kundër AEL-it.

You may also like