Prishtina e Llapi kualifikohen me drama, Drita e ka të lehtë me Ulpianën

by admin
Spread the love

Drita, Llapi dhe Prishtina janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Skuadra nga Gjilani bëri detyrën ndaj skuadrës së Ulpianës, duke e mposhtur me rezultatin 3-0.

Fazliu me penallti kaloi në avantazh Dritën, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Ajzeraj dhe Krasniqi. Edhe Jashari e shënoi një gol, por VAR ia anuloi.

Ballkani-Prishtina ishte një ndeshje dramatike, që u vendos në shtesa. Bardhekaltrit kaluan në epërsi me Zybën, kurse Baftiu vendosi baraspeshën.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 1-1, ndërsa në shtesa Besnik Krasniqi ishte heroi i Prishtinës, që synon kupat e Europës përmes Kupës. Nuk mungoi as tensioni në këtë ndeshje, teksa Solomon, Karabeci dhe Sulley u ndëshkuan në fund me kartonë të kuq.

Llapi, fituesi në fuqi i Kupës, ka eliminuar në fund Gjilanin, me rezultatin e pastër 2-0. Gjashtë minuta para fundit të lojës ishte Fazliu ai që shënoi, kurse më pas Firmino i mbylli llogaritë dhe skuadra e Ismet Munishit duhet të fokusohet te gara për titullin kampion.

Kupa e Kosovës – Gjysmëfinalet

Drita – Ulpiana 3-0
Shënues:
Fazliu (pen.) 24’, Ajzeraj 57’, Krasniqi 75’

Ballkani – Prishtina 1-2
Shënues:
Baftiu 65’ / Zyba 24’, Krasniqi 96’

Llapi – Gjilani 2-0
Shënues:
Fazliu 84’, Firmino 90+1’

Ramiz Sadiku – KEK-u (E shtyrë)

Foto: FC Prishtina, Facebook

You may also like