Prishtina dhe Drenica ndajnë pikët – vazhdon ecuria e ‘tmerrshme’ e kampionit në fuqi

by admin
Spread the love

Drenica dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës ka shkuar në pesë ndeshja pa fitore, pasi pas katër humbjeve radhazi, nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Drenica, e cila nuk di për humbje në pranverë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por pa arritur të shënojnë gol.

Në fakt, vendasit e gjeten ngolin me anë të Arbios Thaçit (21′) me kokë, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje, ndërsa Prishtina rrezikoi me Gauthier Mankenda (30’) dhe Drenica me anë të Ermal Veliqit më vonë, por që portierët ia mohuan golat.

Në pjesën e dytë, mysafirët prishtinas ishin skuadër më e rrezikshme, më kërkuese, krijoi më shumë sesa vendasit, të cilët gjithashtu patën rastet e veta, por pa arritur ta tundin rrjetën .

Prishtina rrezikoi në minutën e 49-të me anë të Leutrim Kryeziut dhe në minutën e 72-të me anë të Bleart Tolajt, ndërsa Drenica pati rastin më të mirë me Kastriot Rexhën (67’), por shifrat mbeten të pandryshuara dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, Drenica e sheh veten në pozitën e pestë me 28 pikë, teksa Prishtina e gjashta me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Gjilanin. 

You may also like