Prishtina, “barrikadë” Patriarkut Porfirije – Shqip

by admin
Spread the love

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se autoritetet në Prishtinë ia ndaluan Patriarkut Porfirije të vinte në Patriarkanën e Pejës në prag të Krishtlindjes.

Me vlerësimin se ky është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të “ndalojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që kanë jetuar në provincë për të paktën 1500 vjet në vazhdimësi, në tokë të paraardhësve të tyre”, transmeton Beta.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi kabineti i tij.

Patriarku shtoi se “i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve” dhe se “veçanërisht lutet që paqja të mbizotërojë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”.

Prishtina deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim për këto pretendime. /tesheshi.com/

 

You may also like