Prishi kontratën me Partizanin, Ergys Kaçe nënshkruan me klubin grek

by admin
Spread the love

Ergys Kaçe do të vijojë karrierën e tij në ligën e dytë greke.

Pasi mbylli marrëveshjen me skuadrën e Partizanit, ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të luajë për pjesën e mbetur të edicionit me skuadrën e Veria.

28-vjeçari u aktivizua në 13 ndeshje në gjysmën e parë të edicionit me ekipin e Partizanit, por nuk mundi që të shënonte asnjë gol, teksa ishte larg pritshmërive të drejtuesve që kërkuan ndërprerjen e bashkëpunimit, me palët që gjetën gjuhën e përbashkët.

Veria ndodhet aktualisht në vendin e parë në ligën e dytë greke, ku kanë marrë 36 pikë në 15 ndeshje, tre më shumë se Larisa e cila ndodhet në vendin e dytë me një ndeshje më shumë.

Kaçe pritet që të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të edicionit për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit grek. Kaçe e njeh mirë futbollin helen, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë Aris, Larissa, Panathinaikos, Anagennisi, ndërsa është angazhuar dhe me Viktoria Plzen në kampionatin çek.

Kaçe numëron dhe 25 ndeshje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, ku ka shënuar dhe 2 gola, ndër të cilët dhe ai realizim në miqësoren me Francës në vitin 2015, në “Elbasan Arena”./ Supersport


Top Channel

You may also like