Princit Harry dhe Meghan iu rrezikohet jeta! Paparacët iu përvishen mbrapa, ndjekje e pamëshirshme mbi dy orë me makina

by admin
Spread the love

Princi Harry, bashkëshortja e tij Meghan dhe nëna e saj u përfshinë në një ndjekje “gati katastrofike” me makinë pasi u ndoqën nga paparacët.

Incidenti ndodhi pasi Meghan dhe Harry kishin marrë pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, për pak sa nuk rezultoi në përplasje me shumë mjete të tjera, këmbësorë dhe dy oficerë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, që lëviznin në rrugë”, shtoi zëdhënësi i Harryt.

Eventi ishte ngjarja e parë publike që Meghan dhe Princi Harry kishin marrë pjesë që nga kurorëzimi i Mbretit, ku dukesha nuk ishte e pranishme.


Top Channel

You may also like