Princesha Charlene merr të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit – Shqip

by admin
Spread the love

Princesha Charlene e Monaco-s ka marrë të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit duke bërë që mediat botërore të shkruajnë për të. Princesha bëri një shfaqje ekstravagante me një fustan jeshil në një event mediatik një natë më parë, ku shoqëronte të shoqin Princi Albert.

Charlene, 44 vjeç, u shfaq bashkë me princin Albert në ceremoninë e hapjes së festivalit të 61 të televizionit në Monte Carlo. Charlene dukej shumë elegante në fustanin jeshil të mbajtur në një shpatull, të cilin e kishte kombinuar me taka ngjyrë floriri dhe vëthë të gjatë.

Shfaqja e tyre publike vjen pas zhurmave në media se ‘martesa e çiftit kishte marrë fund’ dhe thashethemeve se princesha paguhet të paktën 10 milionë dollarë për të dalë përkrah të shoqit në evente publike.

You may also like