Primaret në PD, Alimehmeti fiton degën 5 në Tiranë

by admin
Spread the love

E gjithë vëmendja është përqendruar në selinë e PD ku po numërohen votat për primaret e PD, për zgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Abcnews.al ka arritur të zbardhë rezultatet e degës 5 në Tiranë, ku bie në sy një avantazh i fortë i Ilir Alimehmetit përballë kandidatëve të tjerë në garë.

Sipas votave të numëruara Alimehmeti ka marrë 289 vota, ndërkohë që Këlliçi ka marrë 204 vota, ndërsa ndjekësi i tretë më i afërt është Gerti Bogdani me 140 vota.

Rezultate Dega 5.

Kalaja 20

Këlliçi 204

Fejzo 2

Merkoçi 2

Bogdani 140

Alimehmeti 289

Deda 21

You may also like