Prezanton fanellat e reja të Kosovës për kualifikimet Euro 2024 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”, përfaqësuesja e Kosovës e fillon me uniformë të re.

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar të enjten e 23 marsit linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”.

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë.Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.“Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024!”, ka shkruar FFK-ja.

You may also like