Prezantohet te dy skuadra brenda një afati kalimtar/ Ish-portieri i Ballkanit i bie ‘pishman’ për transmerimin te A&N

by admin
Spread the love

Vazhdojnë vakitë në futbollin kosovar, ku futbollistë të ndryshëm prezantohet në dy apo tri klube brenda një afati kalimtar.

I fundit që ka bërë ‘magji’ është portieri i njohur Armend Ruxhi.

Ish-portieri i Ballkanit dhe Lirisë më 6 janar ishte prezantuar tek skuadra prizrenase A&N, të cilët e kishin cilësuar si transferim bombastik.

Vetëm pak çaste më parë, Ruxhi është prezantuar nga FC Vushtrria që kanë raportuar se ai ka ardhur nga skuadra e Onix.

Portieri me përvojë tani është bashkuar me skuadrën bardhekaltër në fazën përgatitore në Durrës.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Armend Ruxhi nënshkruan me Vushtrrinë Portieri me përvojë pjesë e disa klubeve si FC Liria, FC Ballkani e së fundmi pjesë e FC Onix, ka vendosur që stinorin pranveror të vazhdojë me Vushtrinë .Armend Ruxhi është bashkangjitur klubit në fazën përgatitore që klubi ynë po e zhvillon në Durrës.Ne deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret  rikthimin në superligen e Kosovës!Këtu përfundon edhe meraktoja jonë sa u përketë transferimeve. Na priftë e mbara!

You may also like