Prezantohet pamja e parë e dronit të ri turk “Bayraktar Kızılelma” (fotot)

by admin
Spread the love

Kompania shtetërore turke e armatimeve Baykar, kishte njoftuar më parë se projektin e Sistemit të Avionit Luftarak pa Pilot (MIUS) që po zhvillon, e ka emërtuar “Bayraktar Kızılelma”

Kreu i kompanisë Baykar Teknoloji, Selçuk Bayraktar ka shpërndarë sot foton e parë me pamjen e lyer me bojë të avionit pa pilot “Bayraktar Kızılelma” (Molla e Kuqe), teksa Turqia po kthen në burim madhor të ardhurash eksportin e sistemeve të armatimeve vrasëse, shkruan agjencia shtetërore Anadolu.

Në një postim nga Tëitter, Bayraktar tha se “Fotografia e parë e ‘Bayraktar Kızılelma’ në formën e tij të lyer. Ushtaraku i lartë Ergin Saygun, xhaxha Ömeri dhe kryetari Köseoğlu…”.

Sipas përshkrimit të zyrtarëve, “Bayraktar Kızılelma” me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar, do të jetë në të ardhmen ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës.

Gjithashtu “Bayraktar Kızılelma”, do të ketë aftësinë për t’u ulur dhe ngritur nga anije me pistë të shkurtër si ajo “TCG Anadolu” që Turqia ka ndërtuar, dhe falë kësaj aftësie do të luajë një rol të rëndësishëm në misionet jashtë vendit.

Dronët turkë kanë qenë forca kryesore ajrore e Ukrainës në konfliktin aktual me Rusinë.