Prezantimi i Samsung Galaxy SmartTag2: Mënyra më inteligjente për të gjurmuar sendet me vlerë

by admin
Spread the love

Samsung Electronics prezantoi sot pajisjen Galaxy SmartTag2,ndërsa do të jetë i disponueshëm globalisht më datën 11 tetor. Galaxy SmartTag2 sjell përmirësime në linjën Galaxy SmartTag që mundësojnë mënyra të reja dhe më të mira për të monitoruar gjurmët e sendeve me vlerë. Përmirësimet në dizajn dhe funksionalitet ofrojnë më shumë lehtësime për përdoruesitmë shumë se kurrë më parë.

“Ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyra të cilat u vihen në ndihmë përdoruesve, duke ua bërë jetën më të përshtatshëm, përmes inovacioneve teknologjike që ofron  Samsung Galaxy”, tha Jaeyeon Jung, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shef i SmartThings, Device Platform Center në Samsung Electronics. “Me Galaxy SmartTag2, ne jemi  të sigurt që përdoruesit e Samsung Galaxy mund t’i gjurmojnë sendet e tyre mjaft thjeshtë dhe në mënyre praktike.  Me një përvojë dhe jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë, Galaxy SmartTag2 do t’u sigurojë përdoruesve sigurë në shumë situata.”

Karakteristikat e pajisjes  e bëjnë më të lehtë se kurrë gjetjen e sendeve të humbura

Modaliteti Lost Mode i ri që ofron pajisja Galaxy SmartTag2 i lejon përdoruesit të shtojnë informacionin e kontaktit të tyre nëpërmjet një mesazhi. Për më tepër, nëse Galaxy SmartTag2 e bashkangjisni diku, ju mund të përdorni smartfonin  tuaj për të skanuar etiketën dhe për të parë mesazhin dhe informacionin e kontaktit të pronarit. Kjo do të thotë se një Galaxy SmartTag2 mund ti bashkangjitet varëses së kafsheve shtëpiake në mënyrë të përshtatshme për të siguruar që numri i telefonit të pronarit është gjithmonë aty, në zonën ku katërputroshi mund të endet. Modaliteti i gjurmimit funksionon me çdo pajisje celulare me lexues NFC dhe shfletues web-i.

Galaxy SmartTag2 tani ofron një veçori të përmirësuar të View Compass, duke sjellë përmirësime në përvojën e përdoruesit duke ofruar shigjeta për të treguar drejtimin dhe distancën e Galaxy SmartTag2 në lidhje me përdoruesin. Ky modalitet është i disponueshëm në çdo smartphone Galaxy të mbështetur nga UWB, siç është Galaxy S23 Ultra.

Gjithashtu edhe aplikacioni SmartThings Find është përmirësuar, duke pasur akses në pajisjen Galaxy SmartTags me vetëm një instalin. Për më tepër, aplikacioni tani përmban një pamje të hartës të plotë në ekran dhe një ndërfaqe intuitive, duke e bërë përvojën e përdoruesit edhe më të qartë.  Nëse ndërroni smartphone-t Galaxy, SmartTag2 tani risinkronizon automatikisht në smartfonin e ri duke përdorur llogarinë tuaj Samsung.

Mundësitë e reja nënkuptojnë bateri më të qëndrueshme

Përdoruesit tani mund të shijojnë Galaxy SmartTag2 për më gjatë me modalitetin krejt të ri të kursimit të energjisë, i disponueshëm së bashku me një modalitet të përmirësuar Normal Mode. Për përdoruesit që përdorin SmartTag për të gjurmuar vazhdimisht objetet, modaliteti i kursimit të energjisë është opsioni i përsosur për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë. Me modalitetin e kursimit të energjisë, bateria e Galaxy SmartTag2 tani zgjat deri në 700 ditë, dy herë më shumë se modelet e mëparshme Galaxy SmartTag. Edhe në modalitetin Normal Mode, jetëgjatësia e baterisë tani zgjatet në 500 ditë, një rritje prej 50% nga modelet e mëparshme. Me fleksibilitetin për të kaluar midis dy mënyrave, përdoruesit mund të gjurmojnë objektet e tyre me vlerë – nga çelësat e makinës te biçikletat – për më gjatë.

Dizajni fantastik ofron prakticitet te përdoruesit

Madhësia e re kompakte dhe dizajni në formë unaze e Galaxy SmartTag2 u krijua për të sjellë  lehtësi në përdorim. Mbajtësja prej metali  rrit qëndrueshmërinë e produktit duke përdorur metal në brendësi të unazës për elasticitet më të madh që mund të shërbejë si kapëse çelësash. Këta aksesorë mund të bashkangjiten edhe në çanta apo valixhe. Gjithashtu, qëndrueshmëria e Galaxy SmartTag2 është përmirësuar me një vlerësim IP671 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo u mundëson përdoruesve të gjurmojnë objektet e tyre në mjedise edhe më sfiduese, si p.sh. kur udhëtojnë jashtë. Për pronarët e kafshëve shtëpiake, nuk ka nevojë të shqetësohen për konsumimin e përditshëm të pajisjes nga tasat e ujit të kafshëve shtëpiake ose shëtitjet në mjediset e jashtme. Galaxy SmartTag2 gjithashtu mbështet një modalitet të ri të ecjes me kafshët shtëpiake, duke e bërë të lehtë për përdoruesit të regjistrojnë shëtitjet me to.

Siguri e garantuar

Galaxy SmartTag2 ruan shumë nga veçoritë e njohura të Galaxy SmartTag dhe Galaxy SmartTag+. Kjo pajisje i udhëheq vizualisht përdoruesit drejt aobjekteve të tyre duke përdorur kamerën e tyre të smartfonit Samsung Galaxy, nëpërmjet aftësive Bluetooth Low Energy (BLE) dhe UWB, duke shfrytëzuar teknologjinë e gjetjes (AR) . Për më tepër, Galaxy SmartTag2 funksionon brenda rrezes maksimale të Bluetooth-it  prej 120 metrash dhe mund të kontrollojë pajisjet shtëpiake inteligjente përmes aplikacionit SmartThings. Samsung ka qënë gjithmonë i angazhuar për të siguruar privatësinë e përdoruesve të Samsung Galaxy, me vendndodhjen e pajisjes që do të vihet në dispozicion vetëm me aprovimin e përdoruesit. SmartThings Find gjithashtu kodon të dhënat e përdoruesit dhe mbështetet nga Samsung Knox për një shtresë shtesë sigurie. Për më tepër, çaktivizimi i modalitetit të humbur fsheh menjëherë informacionin e kontaktit të përdorueit dhe fshin mesazhin e lënë nga përdoruesi te pajisja.

Për përdoruesit e Samsung Galaxy, SmartThings Find mund të përfitojnë gjithashtu siguri përmes veçorisë së tij ” SmartThings Find “. Kjo veçori paralajmëron përdoruesit për çdo gjurmim të paautorizuar duke u dërguar atyre një njoftim nëse SmartThings Find zbulon një SmartTag të panjohur që i ndjek. Kjo ndihmon në mbrojtjen e përdoruesve dhe parandalimin kundër abuzimit të shërbimeve të gjurmimit të vendndodhjes.

Galaxy SmartTag2 gjithashtu funksionon pa probleme me SmartThings Station, i cili është i integruar me SmartThings Find – duke shërbyer si një skaner pajisjesh gjithmonë në shtëpi – duke i ndihmuar përdoruesit të mbajnë gjurmët e sendeve me vlerë që kanë të bashkangjitur një SmartTag. SmartThings Station do të njoftojë përdoruesit për vendndodhjen e sendeve  të tyre të etiketuar – nga sendet personale si telekomandat e televizorit, kuletat, çelësat dhe pajisjet e regjistruara si telefonat inteligjentë, tabletët, orët dhe kufjet. Pronarët e kafshëve shtëpiake do të marrin gjithashtu një alarm kur kafshët e tyre shtëpiakë  lëvizin më largë se rrezaj e Stacioni SmartThings, duke i ndihmuar ata të mbajnë katërputroshat e tyre mbuluar pranë shtëpisë.

You may also like