Preu pyllin, kallëzim penal për 46 vjeçarin nga Dobërdolli – Shqip

by admin
Spread the love

Një banor i fshatit Dobërdoll në Komunën e Vrapçishtit ka fituar kallëzim penal zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, pasi dyshohet se ka prerë pa dokumente përkatëse një pjesë të pyllit, në kompetencë të NP “Pyjet Nacionale”, përcjell Shqip.

“Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, ka kallëzim penal kundër J.H.(46) nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ‘shkatërrim pylli’. Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, në fshatin Dobërdoll, i akuzuari ka kryer prerje të paligjshme të drunjve të zjarrit në pronësi të Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet Nacionale’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me këtë veprim, sipas autoriteteve, i padituri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale./KlanMacedonia.

You may also like