Prestigjiozja britanike zbulon gjithçka, ja si Reali e bindi Mbapen për të nënshkruar në verë

by admin
Spread the love

Duket se “telenovela” Mbape ka shkuar drejt fundit, me yllin e Francës që ka zgjedhur të kalojë te Reali i Madridit këtë verë.

Ishte prestigjiozja “Le Parisien” që konfirmoi se 25-vjeçari ka vendosur përfundimisht që të mos rinovojë me PSG-në dhe të kalojë në kryeqytetin e Spanjës.

Nga ana tjetër, ka qenë “Daily Mail” që ka zbuluar se si Mbape është bindur që të firmosë me “los blancos” në përfundim të këtij sezoni.

Sipas prestigjiozes britanike, një nënshkrim me një tarifë prej rreth 100 milionë euro do të kompensonte që Mbape të ulte pagën e tij bazë dhe më shumë sesa të anulojë të ashtuquajturin bonus ‘besnikërie’ që ai do të humbasë pasi të largohet nga PSG.

Reali zakonisht merr 50% të të drejtave të imazhit të blerjeve të tyre kryesore, por raportet e atyre që janë afër “galaktikëve” sugjerojnë se klubi mund të lejojë një ndarje 60-40 në favor të Mbapesë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like