“Presion jo, vetëbesim po”, Salihi: Pse Edi Reja zgjodhi këta tre mesfushorë

by admin
Spread the love

Hamdi Salihi, një nga zëvendësit e trajnerit Edi Reja te kombëtarja shqiptare, foli për Supersport rreth sfidës ndaj Islandës, formacionit të kuqezinjve, teksa komentoi edhe faktin që Shqipëria është favorite në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të kemi përballë Islandën dhe Izraelin.

Vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik formacionit tonë. Ne mundohemi të përmirësohemi në lojën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Nuk preferojmë shumë ndryshime.

Mesfusha? Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Në fund trajneri vendosi të vazhdojë me këto lojtarë, për t’i dhënë më shumë siguri dhe ekuilibra lojës, por kjo nuk do të thotë që gjatë lojës nuk mund të futen lojtarë si Asllani apo ndonjë tjetër.

Shumë prej vendimeve të trajnerit janë në raport edhe me ndeshjen e dytë ndaj Izraelit. Do mundohemi t’i shpërndajmë pak forcat.

Presion te lojtarët nga fakti që jemi etiketuar si favoritë? Jo, nuk e besoj. Është më shumë vetëbesim, është meritë e tyre që kanë ardhur në stadin për të qenë favorit me Islandën dhe Izraelin. Më shumë është vetëbesim, do Zoti e menaxhojmë mirë”, deklaroi Salihi.


Top Channel

You may also like