Presidentja Vjosa Osmani takim me ministrin e jashtëm grek, ja çfarë u diskutua

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bëri thirrje Greqisë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Presidentja Osmani priti në takim të mërkurën në Prishtinë ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili tha se është diskutuar për zhvillimet rajonale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyra e presidentes Osmani tha se ajo i bëri thirrje ministrit Dendias që Greqia të formalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një nga pesë e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka vendosur një nivel bashkëpunimi duke theksuar do të vazhdojë të mbajë një qasje konstruktive kundrejt statusit të saj politik.

You may also like