Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Ajo ka thënë se sot nëpërmjet kujtesës refuzojmë që të zbehët historia e të rënëve, raporton Shqip.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil”, ka thënë Osmani.

“Sot, nëpërmjet kujtesës, ne refuzojmë që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë.

Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka thënë presidentja.

You may also like