Presidentja e Kryqit të Kuq viziton Izraelin! Takim me zyrtarë qeveritarë dhe familjet e pengjeve

by admin
Spread the love

Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariç, ka mbërritur në Izrael, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë, do të flasë me familjet e pengjeve dhe do të vizitojë Bregun Perëndimor të pushtuar.

KNKK është kritikuar nga disa grupe në Izrael për atë që ata e përshkruajnë si dështimin e organizatës për të vizituar pengjet. Organizata ka bërë thirrje vazhdimisht për qasje në çështjen e pengjeve, por thotë se nuk mund ta bëjë këtë pa marrëveshje nga të dyja palët ndërluftuese.

Në një deklaratë të mëparshme, Kryqi i Kuq tha se nuk e dinte se ku ndodheshin pengjet dhe nuk mund të “hynte me forcë” në Gaza për të pasur akses tek ata.

Spoljariç ka të ngjarë të përdorë takimin e saj me qeverinë izraelite për të kërkuar qasje më të mirë humanitare në Gaza, ku agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për furnizime të pamjaftueshme dhe akses të kufizuar të tyre për shkak të luftimeve.


Top Channel

You may also like