Presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Tensionet në Ballkanin Perëndimor na rikujtojnë për brishtësinë e paqes në këtë rajon

by admin
Spread the love

Pia Kauma, presidente e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në fjalimin e saj në samitin e 30-të, të OSBE-së që po mbahet në Shkup, deklaroi se zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal nuk mund të garantohet pa stabilitet dhe paqe.

“Zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal nuk mund të garantohet pa stabilitet dhe paqe, tensionet ne Ballkanin Perëndimor po vazhdojnë si një rikujtim për brishtësinë e paqes në Ballkanin Perëndimor. Plagët e vjetra mund të dalin në sipërfaqe duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e arritur me shumë mund. Sulmi terrorist i 7 tetorit dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ne Gaza ka intensifikuar tensionet në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar efekt në të gjitha shtetet tona”, ka deklaruar Kauma, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like