Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat për Kosovën, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti
slloven, Borut Pahor, nga Prishtina i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që
kosovarëve t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

Ai
një në konferencë të përbashkët me presidenten, Vjosa Osmani ka shtuar se Sllovenia
është mbështetës e dialogut me Serbisë.

Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë, sado që nuk është një proces i lehtë. Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej te çështja e personave të zhdukur.

Kur
fol për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se të dy
shtetet duhet të bëjën hapa në këtë drejtim, raporton EO.

“BE-ja të bëjë liberalizimin e vizave dhe në dialog të bëhet më shumë për personat e humbur. E kuptojmë se duhet të futen në BE, duhet angazhim dhe t’i tejkalojmë problemet që janë në rrugë”.

“Kjo nuk është e lehtë, dialogu nuk është i thjeshtë duhet të zgjidhjen çështje komplekse dhe kjo mund të arrihet nëse ka vullnet politik”.

“Pas bisedës me Vuiçiqin, thonë se ju  nuk keni vullnet e ju thoni se atje nuk ka vullnet por nga përvoja ime them të tejkalohen këto probleme. Duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet”.

“Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet ne e kuptojmë e vendimin e Gjykatës Kushtuese për Asociacionin. Si mik i Kosovës dhe Serbisë e shoh dialog që është i vështirë, të gjithë mund të zgjedhjen në fund edhe çështjet ndërkombëtare”.

LEXONI EDHE:

You may also like