Presidenti Macron kërkon armëpushim humanitar në Gaza, jo ‘zona të sigurta’ të propozuara nga Izraeli (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti francez tha sot në një konferencë në Paris se bota duhet të ndjekë arritjen armëpushimit humanitar për të shpëtuar jetë në Gaza.

Macron refuzonte planet e Izraelit që kërkon të fusë njerëzit në “zona të sigurta” në jug të Gazës, duke thënë se vetëm armëpushimi do të kursejë jetë të pafajshme që po shuhen në bombardimet e konfliktit.

Macron po fliste në një konferencë humanitare të mbledhur me nxitim në Paris ku merrnin pjesë, politikanë, OJQ dhe agjenci humanitare të OKB.

Macron e përshkroi propozimin e zonave të sigurta në jug të Gaza si një “ide e keqe” që nuk garanton siguri, pasi mes palëve nuk ka marrëveshje politike.

Në konferencë u dha mbështetje për një korridor humanitar nga Qipro drejt Gazës jugore.

Zyrtarët hodhën gjithashtu ide për lëshime ndihmash humanitare nga ajri apo spitale fushore brenda Gazës.

Izraeli raportohet se kishte refuzuar ftesën e Macron për në konferencën e Parisit, ndërsa kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh, ishte prezent.

Ky i fundit ngriti pyetjen nëse vrasja e përditshme e fëmijëve ishte e mjaftueshme për të vepruar.

“Kjo nuk është luftë kundër Hamas, por kundër popullit palestinez”, tha ai duke nxitur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë planet e Izraelit për të shtyrë në jug popullin e Gazës.

Macron tha në fund të konferencës se do të flasë me zyrtarët izraelitë.