Presidenti indonezian i përcjell Putinit mesazh nga Zelensky

by admin
Spread the love

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo takoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.

Ai tha se gjatë takimit i përcolli Putinit një mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin u takua një ditë më parë në Kiev.

“Unë i përcolla mesazhin e Presidentit Zelensky, Presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë, raporton BBC.

Ai nuk zbuloi se për çfarë kishte të bënte mesazhi, por theksoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.

Widodo tha se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë, ndërkohë Putini u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehrat, furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore.

Udhëheqësi indonezian është presidenti aktual i grupit të kombeve G20 dhe anëtar i një grupi krize të Kombeve të Bashkuara, i krijuar për të trajtuar kërcënimin e urisë globale që rezulton nga lufta.

Rruga Press

You may also like