Presidenti i Shoqatës Italiane të Arbitrave: Fabri dhe Naska? S’mund t’i pushkatojmë

by admin
Spread the love

Presidenti i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Karlo Paçifiçi ka folur për polemikat që po rrethojnë arbitrat javët e fundit të Serisë A. “Masat për Fabrin dhe Naskën pas Inter-Verona?

Kam lexuar vlerësime më të ndryshme, por këtu nuk ka nevojë të pushaktojmë askënd dhe të vendosim askënd pas dërrasës së zezë. Ne duhet të analizojmë në mënyrë racionale dhe do ta bëjmë.

Edhe pse në VAR është gjithmonë një njeri që vendos dhe çdo vendimi që merret nga një njeri mund të jetë i diskutueshëm dhe subjektiv dhe dhe siç ndodh, njeriu ndonjëherë bën gabime. Sa kohë do të duhet për të arritur në përsosmëri? Ne kurrë nuk do të arrijmë në përsosmëri”, është shprehur Paçifiçi

PANORAMASPORT.AL

You may also like