Presidenti i ri, mblidhen socialistët, zbulohet mënyra se si do të paraqesin propozimet e tyre

by admin
Spread the love

Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar ditën e martë të javës tjetër. Një sërë çështjesh pritet të diskutohen në këtë mbledhje, si emri i presidentit të ri, ku pritet të bëhet dorëzimi i emrave.

Bëhet me dije se deputetët e mazhorancës do të vendosin tre emra në një zarf, i cili do të jetë anonim, ku do të jenë tre propozimet me emrat për presidentin e ri.

Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali janë mandatuar nga Partia Socialiste për të drejtuar negociatat për presidentin e ri, si dhe për të bërë përzgjedhjen e kandidatëve.

You may also like