Presidenti i Maqedonisë e çon Ëmblën në shkollë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ëmbla Ademi të hënën rrugës për në shkollë u shoqërua nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk.

Kjo pasi, ditë më parë prindërit e nxënësve të tjerë në klasën e Ëmblës nisën një peticion që atë ta largojnë nga aty.

Këta nuk ndërruan qëndrim as kur më këtë çështje u mor vet presidenti i vendit, përcjell Klankosova.tv.

Në një takim që mbajtën në komunën e Gostivarit, këta deklaruan se Ëmbla vuan edhe nga autizmi derisa përmenden edhe një herë, që sipas tyre, ajo është e dhunshme.

Kjo u mohua nga babi i Ëmbles.

Ky falënderoi presidentin për vizitën, derisa tha se të njëjtën duhet ta bëjnë edhe kryeministri e vartësit e tij.

You may also like