Presidenti Clinton viziton Tiranën, do të takojë Kryeministrin Rama – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë.

Vizita do të zhvillohet në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila daton më 4 Korrik.

Tv Klan mëson se ish-Presidenti Clinton do të mbërrijë në Shqipëri më 3 Korrik, pas një ftese të drejtuar nga Kryeministri Rama.

Ai do të pritet nga kreu i qeverisë në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më pas ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët. Në axhendë është edhe një darkë mes tyre.

Ish-Presidentit Clinton gëzon një popullaritet të madh mes shqiptarëve, për shkak të mbështetjes së tij për Kosovën dhe udhëheqjes së fushatës së bombardimeve ndaj Serbisë.

Vizita e tij përkon me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku si Prishtinës ashtu edhe Beogradit, komuniteti nderkombëtar po u bëjnë thirrje të ndërmarrin hapa konkrete për qetësimin e gjendjes.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse mbërritja e tij në Tiranë është e lidhur me këtë situatë, për zgjidhjen e së cilës Kryeministri Rama ka ndërmarrë disa nisma.

Tv Klan

You may also like